Në 6 korrik 2018 Ministrja e atëhershme e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me deputetë të Komisionit të Sigurisë ishin në Farkë për të parë demonstrimin e helikopterëve Couger të pajisur me kovën me kapacitet 2 mijë e 500 litra ujë.
“Prej ditës së sotme, infrastruktura e Forcave të Armatosura është përmirësuar, pas pajisjes së helikopterëve me kovat e posaçme, të cilat kanë një kapacitet prej 2 mijë e 500 litrash uji. Ky kapacitet në fakt është 12 herë më im madh sesa përpjekjet e shkuara po kapacitet e shkuara që nuk kanë qenë tonat por i kemi nënkontraktuar për të adresuar problemin e shuarjes së zjarreve” shprehej ministrja Xhaçka atë ditë.
Por sot kur vendi ka prej dy javësh me vatra aktive zjarri edhe të përmasave të mëdha, helikopterët e ushtrisë do aktivizoheshin vetëm ditën e djeshme.
Ministri i tanishëm i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se 3 helikopterë janë në funksion për shuarjen e flakëve.
Ata shkarkuan ditën e sjeshme 300 mijë litra ujë për të shuar flakët në zonën e Karaburunit dhe Dukatit.
Ndërsa në Gjirokastër, Ksamil apo zona të tjera përpjekjet edhe në zona më thella kanë qenë me mjete primitive.
Duket se shtimi i kapaciteteve të premtuara nuk ka vlejtur.