Shënohet viktima e parë nga zjarret edhe në Kosovë. Një burrë mësohet se humbi jetën në Malishevë, në fshatin Novosellë.
Prej ditësh edhe Kosova është pushtuar nga flakët, ndërsa bëhet e ditur nga policia se i ndjeri që pësoi fatin tragjik kishte shkuar në stallën që ishte përfshirë nga flakët për të shpëtuar bagëtitë.
Identiteti i tij nuk dihet ende.