Vendosni fjalën kyçe....

Besim Hajdarmataj shkarkohet nga detyra


Shkarkohet nga detyra prokurori Besim Hajdarmataj.

KPA rrëzon vendimin e KPK-së për prokurorin dhe thotë thotë se Hajdarmataj nuk justifikon pasurinë KASH dhe se ka mangësi në njohjen e ligjeve. Po kështu sipas komisionit prokurori cënoi besimin te drejtësia.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Apelimit kishte konfirmuar më parë në detyrë prokurorin Hajdarmataj edhe pse ONM-ja kishte kërkuar shkarkimin e tij.