Vendosni fjalën kyçe....

Niko Peleshi politikë mes flakësh: Në asnjë vend të botës opozita nuk është me zjarret


 

Pasi na njoftoi se dielli lindi përsëri në Gjirokastër, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka menduar që pse jo, të bëjë dhe pak retorikë politike në vendin që kanë kapluar flakët.

“Në asnjë vend të botës opozita nuk është me zjarret”, thumbon Peleshi.

“E kam fjalën për ata që i thonë vetes opozitë. Opozitë do të thotë të thuash gjithmonë të kundërtën. Në fakt nuk është ky qëllimi i opozitës. Unë kam parë, sic e thashë, opozita të shumta në të gjitha vendet e rajonit, nuk ka opozita që të jenë me zjarrin. Ka opozita që janë me qeverinë deri në momentin që jemi në betejë”, theksoi Peleshi.

“Unë e ndjek dhe politikën në vende të tjera nuk kam parë në vende të tjera të ketë një histori kundër atyre që janë në frontin e parë të punës.”, tha më tej ai.

Kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, thotë Peleshi duke shtuar se janë ndaluar 6 persona.

“Nuk ndodh askund që në momente krize mjetet e pakta t’i marrë një individ për të shtuar privilegjet”, reagoi kryedemokrati Basha këtë mëngjes.

Ai shtoi se kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi.

Bashkë me reagimin e tij për situatën e rëndë krijuar në vend, Basha shpërndau edhe një foto, ku duket kryeministri Edi Rama në një helikopter ushtrie.