Futet në lojë dhe “Chelsea” për nënshkrimin e një kontrate me Messin. Sipas raportimeve mediatike nga Spanja qëndrimi i pronarit të “Chelsea”, Roman Abramovich për nënshkrimin me superyllin Lionel Messi është zbuluar pas lirimit të argjentinasit nga Barcelona.
Abramovichi i ka vënë sytë Messit duke dashur të lidhjë një kontratë me të.
“Paris Saint-Germain”, “Manchester City” dhe “Inter Miami” janë ekipet që kanë më shumë mundësi të sigurojnë shërbimet e Lionel Messi pas njoftimit të largimit nga Barcelona.