Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një i mitur vetëm 12 vjeç mësohet se është përdhunuar.
Ka qenë babai i të miturit që ka kryer denoncimin në polici, ndërsa mësohet se vogëlushi ka çrregullime të spektrit autik.
Si i dyshuar kryesor është një 39-vjeçar, raporton “News24”, i cili është arrestuar nga policia. Indrit C. mësohet se është i divorcuar dhe jetonte në fshatin Gosë.