Vendosni fjalën kyçe....

Qau në konferencën e fundit nga “Barcelona”, Messi: Jam i trishtuar, nuk dua ta lë këtë ekip


“Jam shumë i trishtuar! Nuk dua ta lë këtë ekip sepse është ekipi që dua”, tha sot Lionel Messi në konferencën e fundit nga sportklub “Barcelona”.

Teksa qante e fshinte lotët, Messi tha se ishte shumë e vështirë për të të “divorcohej” nga ekipi ku ishte rritur.

Futbollisti nuk dha detaje se për cilën skuadër do luante, ndërsa lajmet mbi të rejat më të fundit mbi kontratën e tij kanë qenë kryesoret në botën e sportit këto ditë.

Messi nisi të luante për Barcelonën në vitin 2004. Në fund Messi u shoqërua me duartrokitje të forta nga gazetarët e pranishëm.