Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku shpëton për mrekulli, shkëputet tavani në godinën e inauguruar rishtazi (Foto)


Një mjek ka shpëtuar për mrekulli pas shkëputjes së tavanit mbi kokën e tij.

Godina e QSUT-së ka qenë e inauguruar rishtazi. Bëhet fjalë për godinën e Specialiteteve të Brendshme, ku vjet u inauguruan sallat e Kirurgjisë. Në të njëjtën godinë gjendet edhe Laboratori i QSUT-së.

Gazetarja Lindita Çela sjell fotot dhe detajet.

“Në sistemin tonë të shëndetësisë, në përshtatje të agjendës së qeverisë, kemi burgosur mjekë, infermierë e kemi shfryrë gjithë urrejtjen tonë edhe ndaj pastruesve. Ama, qeveria apo strukturat e posaçme, kurrë nuk kanë hetuar apo arrestuar askënd për pune jashte cdo standardi në godinat spitalore. Ky mjek ishte me fat sot, pasi për pak minuta shpëtoi që mos t’i binte tavani mbi kokë. Edhe një gjë. Godina u inagurua në dimër si një nga premtimet e rradhës të mbajtura për “SHENDETESINE FALAS””, shkruan Çela.

Në rrezik janë edhe disa dhoma në katin e dytë.