Vendosni fjalën kyçe....

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret në Shqipëri, humb jetën pak ditë pas të shoqit 60-vjeçarja në Gjirokastër


Në tjetër person ka humbur jetën nga zjarret në Shqipëri.

Viktima është identifikuar si 60-vjeçarja Tatiana Haxhiaj, banuese në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës, e cila pak ditë më parë humbi edhe të shoqin nga flakët.

Viktima kishte djegie në mbi 80% të trupit dhe nuk mund t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë në spital.

Një javë më parë, i shoqi i saj, Andera Haxhiaj humbi jetën nga asfiksia për shkak të tymit e flakëve që rrethuan banesën e çiftit.