Pronari i grupit Kastrati dhe koncesionarit të Aroportit të Rinasit, Shefqet Kastrati, është shfaqur për herë të parë në një intervistë mediatike.
Arsyeja kryesore e intervistës ka qenë shpjegimi i marrëveshjes me kompaninë hungareze të fluturimeve “low cost” Wizz Air.
Wizz Air pas ofrimit të dhjetëra destinacione në disa shtete shton fluturimet për destinacione në Liverpool, Madrid, Billun dhe Oslo.
Në daljen e tij Kastrati thotë se destinacionet do shkojnë deri në 32 në fund të këtij viti nga Tirana me linjën ajrore Wizz Air.
Më tej ai shpjegon se aeroporti Nënë Tereza do zgjerohet pasi sipas parashikimeve do arrijë në 10 milionë pasagjerë në vit.
Shefqet Kastrati ndër të tjera në daljen e tij thotë se do nxjerrë në bursë grupin që drejton dhe do ofrojë aksionet së pari për qytetarët shqiptarë dhe më pas për ndërkombëtarët.
“Po është vendosja e avionit të 6 të Wizz Air, një partner strategjik i joni dhe gjej rastin ta falënderoj për besimin, angazhimin në Shqipëri duke i ofruar qytetarëve çmime më të lira në 29 destinacione të reja dhe deri në fund të vitit do shkojnë 34 do hapim 4 tregje të tjera. Për sa i përket Aeroportit Nënë Tereza ulëm tarifat futëm konkurrencën dhe pavarësisht se të gjitha aeroportet ishin në krizë për shkak të Kovidit ne falë stafit tonë, punuam për 6 muaj dhe rikthyem të gjitha linjat dhe futëm linjat të reja me tarifa më të ulëta në rajon. Me këtë fluks që kemi ne dhe që mendojmë se di ecë aeroporti, ai ndihmon biznesin ndihmon ekonominë ndihmon turizmin ndihmon të gjitha. Për muajin korrik ne kemi pasur fluksin më të madh në Evropë. Ne mendojmë edhe muaji gusht edhe shtatori edhe tetori do jetë në këtë rrugë. Çdo ditë po na afrohen kompanitë më të mira në botë për të lidhur kontrata me ne shumë shpejt do jemi lider i rajonit.
Sipas ekspertëve tonë dhe ndërkombëtarë brenda 3 viteve do shkojë 10 milionë pasagjerë në vit. Nuk është vetëm për ne zhvillimi do ketë fitim për të gjithë. Sapo kemi blerë aeroportin kemi kontraktuar firmën më madhe në Evropë siç është NACO dhe ajo ka bërë një master plan shumë shpejt do jetë i detajuar dhe do fillojmë me riparimin e pistës shtimin e parkingjeve me shtimin e terminalit i cili do jetë sa është terminali i tanishëm. Shumë shpejt Kastratin do e nxjerrim në bursë në treg, ku të kenë mundësi të gjithë qytetarët të investojnë të fitojnë te Kastrati domethënë shumë shpejt Kastrati do jetë i të gjithë qytetarëve pra të gjitha kompanitë do ia ofrojmë më së pari shqiptarëve pasaj do e ofrojmë në tregun ndërkombëtar“-deklaroi Kastrati.