Mbi një e treta e kriptomonedhës prej 613 milionë dollarësh të vjedhur nga platforma blockchain Poly Network është kthyer, me hakerin që tha se e bëri për argëtim në një nga grabitjet më të mëdha të kriptove ndonjëherë.
Rreth një ditë pasi u bë viktimë e vjedhjes më të madhe në historinë e kriptove sipas vëllimit të aseteve të vjedhura, Poly Netëork njoftoi se autori i dyshuar ose autorët e hakimit kthyen rreth 260 milionë dollarë bitcoin e ethereum të vjedhura në sulm.
Rreth 353 milionë dollarë asete të vjedhura mbeten të zhdukura që nga e enjtja në mbrëmje, tha platforma.
Hakimi dërgoi valë në të gjithë botën e kriptomonedhës. Sidoqoftë, ata që ishin pas hakimit të Poly Network, me sa duket, i dëgjuan kërkesat e platformës për të kthyer asetet e grabitura.
Duke iu drejtuar hakerave drejtpërdrejt të mërkurën, Poly Network paralajmëroi se ishte ‘e pamatur’ për hakerat të bënin ndonjë transaksion të mëtejshëm.