Policia e Vlorës gjatë kontrollit me dron ka evidentuar një sipërfaqe të mbjellë me kanabis në një territor të thepisur dhe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë
Gjatë aksionit, blutë e Vlorës kanë arrestuar shtetasit Serdjan Barjamaj, 34 vjeç, dhe Besmir Zotaj, 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.