Vendosni fjalën kyçe....

Petro Koçi: Qarqe të caktuara po sulmojnë korrupsionin e njerëzëve të mi


Deputeti i zgjedhur socialist Petro Koçi ka akuzuar qarqe të caktuara në PS se po e sulmojnë pas deklaratave të tij për rënien e financave publike në duart e krimit.

Kreu i PS-së së Fierit flet për qarqe mediatiko-politike që zbuluan kontratat e ortakut të tij Baftjar Zeqaj dhe abuzimet në Albpetrol (Lexo këtu). Sipas tij, pas këtij denoncimi, ai është sulmuar nga palët me interesa të caktuara financiare në treg.

Në një status të gjatë në Facebook, Koçi thekson se ndërsa i qëndron denoncimit për rënien e parave publike në duart e botës krimit, dukuria nuk është frenuar ende.

Po çfarë ka ndodhur së fundmi?

Pak ditë më parë Koçi denoncoi rënien e financave publike në duart e krimit të organizuar. Në fund të muajit korrik, drejtori i kompanisë ALBPETROL, Flamur Mato u shkarkua nga detyra.

Mato i cili ishte emëruar në këtë pozicion vetëm 4 muaj më parë pasi zëvendësoi në detyrë ish-drejtorin Baftjar Zeqo që kandidoi në zgjedhjet 25 prill. Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Matos por duket se largimi i tij të ketë lidhje me një përplasje mes socialistëve në Fier.

Mato dyshohej si financuesi i Petro Koçit me këtë fundit që u emërua në të njëjtën kohë në Fier si drejtues politik.  Ish-drejtori Zeqaj i cili ka qenë kryetar Bashkie i këtij qyteti përpara Armando Subashit ka paguar për vite me radhë Petro Koçin si këshilltar në Bashki, në vitet 2003-2012.

Zeqaj ka financuar një medie e cila së fundmi ka pompuar deklaratat e Koçit për tenderat e dhënë duke raportuar madje se edhe SPAK ka shkuar në Bashkinë e Fierit për të parë tenderat. Duket se të tre së bashku me financat e kompanisë Albetrol, të dy drejtorët kanë mbështetur Petro Koçin duke realizuar një përplasje mes socialistëve. /Hashtag.al