Policia e Sarandës pretendon se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku u plagos një 33-vjeçar në një dhomë hoteli në Ksamil.
Policia ka arrestuar në flagrancë Edison Vyzaj 28-vjeç banues në Shkodër si autorin e ngjarje.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur nga pakujdesia e 28-vjeçarit i cili ka plagosur 33-vjeçarin identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur.
“Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.