Vendosni fjalën kyçe....

36-vjeçari shfaqet i gjakosur në gjyq, akuzon policinë e Skraparit: Më dhunuan të pohoja se kisha mbjellë kanabis


Një 36-vjeçar në Skrapar ka akuzuar policinë se e ka dhunuar për të pranuar se kishte mbjellë kanabisin që u gjet në një pyll pranë fshatit të tij.

Lulzim Shallari është shfaqur duke dalë nga dyert e Gjykatës së Beratit këmbëzbathur dhe me një plagë në këmbë.

Ai ka thënë se është dhunuar në banesë nga policët e Skraparit por edhe gjatë qëndrimit 72 orësh në paraburgim për të pranuar se ishte autori i kultivimit të fidanëve të kanabisit që u kapën.

36-vjeçari ka hyrë në Gjykatën e Beratit me shenja dhunë dhe i gjakosur, ai ka hyrë me këmbë të copëtuar dhe të gjakosur dhe me gisht të thyer.

Sapo ka dalë nga salla e gjyqit, Shallari ka deklaruar se është dhunuar nga efektivët e policisë së Skraparit. Shallari ka deklaruar se është dhunuar edhe gjatë arrestimit të tij në banesë por edhe gjatë 72 orëve të qëndrimit në paraburgim, vetëm për të pranuar autorësinë e krimit.