Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Laç, identifikohet autori


Një i ri është plagosur me armë zjarri në Laç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 11:20 të ditës së sotme ku i lënduar ka mbetur 25-vjecari me iniciale E.P.

Ai është qëlluar në këmbë e pas dërgimit në spitalin e Traumës është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes i cili është 27-vjeçari me iniciale K.K., i shpallur në kërkim.