Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, legjenda e Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane te futbollit, Gerd Müller.
Ai gjithashtu shënoi 68 gola në vetëm 62 paraqitje për kombëtaren gjermane e vetëm kohët e fundit u tejkalua nga Miroslav Klose në vitin 2014, i cili u tërhoq me 71 gola.
Ndër trofetë e fituar nga Muller në nivel ndërkombëtar ishin një Kupë Bote (1972) dhe një Kampionat Evropian (1974), ku ai shënoi golin e fitores në finale kundër Holandës.
Me Bajernin e Mynihut ai ka fituar trofe të shumtë si tre Kupat Evropiane, katër tituj të ligës gjermane dhe katër Kupa të Gjermanisë.