Ministrja e Jashtme Xhaçka ka thënë sot se vendi është i gatshëm të presë qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta në vend pas ardhjes në pushtet të talibanëve.
Në një postim në Twitter, ajo thekson se Shqipëria qëndron krah për krah me aleatët dhe është e gatshme të garantojë sigurinë e mirëqenien e afganëve.
“Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jetët e të cilëve kërcënohen nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.” – shkruan Xhaçka.