Kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se zjarri te ‘Sarajet’ është i qëllimshëm dhe se përgjegjësit dalin para drejtësisë.
Teksa akuzon opozitën si të përfshirë në zjarrin te Sarajet e thumbon Presidentin Meta, Veliaj ka thënë se pa snjë bisede me kryeministrin, pronarët e ‘Sarajeve’ do shpronësohen me procedurë të përshpejtuar e më pas godina do kthehet në muze.
Ndërsa komenton flakët që përpinë godinën mesnatën e mbrëmshme, në disa postime të njëpasnjëshme në Twitter, Veliaj shkruan se ndryshe nga tallashi i Teatri Kombëtar, ‘Sarajet’ janë monument kulture.
Ai ka postuar videon e autorit të dyshuar që i vuri flakën godinës teksa largohet, ndërsa thekson godina do ruhet me rojë 24 orë në ditë deri në shpronësimin e pronarëve.