Në kushtet e marrëveshjeve sekrete dhe delikatesës së çështjes, informacionet qoftë edhe me pikatore mbi akomodimin e afganëve në Shqipëri marrin rëndësi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar se afganët do të strehohen fillimisht gjatë gushtit dhe shtatorit në konviktet e Qytet Studentit dhe më pas kur të nisë universiteti do të kalojnë në hotelet e bregdetit.
“Tirana e ka mundësinë të tregojë bujarinë e vetë gjatë gushtit dhe shtatorit. Gjatë tetorit lirohen hotelet nga turistët. Këtu nuk ka nevojë për histeri.
Afganët kemi qenë ne!”, tregoi Veliaj për “News 24”.
Veliaj tha gjithashtu se pasditen e sotme do takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Jemi në komunikim të plotë”, u shpreh Veliaj duke shtuar se akomodimi nuk do prekë ciklin jetësor të qytetit.