Vendosni fjalën kyçe....

Vret gruan dhe veten, gjenden nga policia pas disa ditësh në banesën në Shkodër


Një i moshuar ka vrarë gruan dhe më pas veten në Shkodër. Fadil dhe Sanije Bandulla janë gjetur disa ditë më pas nga policia.

“Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh.”, njofton policia.