Vendosni fjalën kyçe....

Punonte në galeritë e minierës të Qafë Barit, humb jetën i riu


Një 20-vjeçar, i cili ishte duke punuar në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz është aksidentuar për vdekje.

Mësohet se i riu me inicialet L.Ll., ishte në galeri duke punuar në momentin që ka humbur jetën, raporton News 24.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën një të riu këtë mbrëmje, teksa punonte në thellësitë e minierës.