Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë, heroinë e kanabis, arrestohen 3 persona në Durrës e Sarandë


Tre persona janë arrestuar në Durrës e Sarandë pasi akuzohen poër shitje lëndësh narkotike.

Në Durrës është ndaluar 21-vjeçari Fabio Karaboja, banues  në Durrës. Gjatë kontrollit në mjetin tip ‘Mercedes-Benz’ me të cilin udhëtonte u gjetën 37 doza heroinë, 26 doza kokainë e 143 mijë lekë të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Në Sarandë janë prangosur 31-vjeçari Erion Prifti e 33-vjeçari Geart Çoçka. Gjatë kontrollit në lokalin e Priftit e dy makinat e Çoçkës, policia gjeti një sasi drogë e dyshuar kanabis, që ishte ndarë në doza e ishte bërë gati për shitje.

Njoftimi Durrës

“Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.5, Durrës, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Fabio Karaboja.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Fabio Karaboja, në çantën e dorës, iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, 26 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi vlere monetare prej 143.000 lekë të reja, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Benz”, me të cilën ky shtetas po lëvizte. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Fabio Karaboja, 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”

Njoftimi Sarandë

“Sarandë

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e posedonin dhe e shpërndanin lëndën narkotike, njëri prej tyre i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje dhe 2 automjete. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Erjon Prifti, 31 vjeç dhe Geart Çoçka, 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në lagjen nr.4, Sarandë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të shtetasit Erjon Prifti dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet në përdorim nga shtetasi Geart Çoçka, që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.”