Vendosni fjalën kyçe....

Strehimi i afganëve, ambasada amerikane nxjerr mesazhin falënderues të Blinken për Ramën


Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë jehonë bisedës së mbrëmshme telefonike mes Sekretarit Amerikan Blinken e kryeministrit Rama.

Blinken ka falënderuar kreun e qeverisë për strehimin e afganëve në nevojë.

Po kështu ai shpreh mirënjohjen për partneritetin e fortë mes SHBA-së e Shqipërisë.

Mesazhi

“Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar një strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO.” – Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.