Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten 24 të vdekur me COVID-19, që shënon shifër rekord sa i përket viktimave që nga paraqitja e valës së re të infektimeve me koronavirus në dy muajt e fundit.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: Shkup (6), Kumanovë (5), Tetovë (4), Kërçovë (3), Gostivar (2) dhe nga një në qytetet e Manastirit, Ohrit, Strumicës dhe Valandovës.
Sa i përket të infektuarve, nga 4.982 teste të kryera janë regjistruar 1.074 të infektuar me koronavirusin e ri, apo 14.2 për qind nga numri i të testuarve.
Më shumë raste janë shënuar në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strumicë.
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani rreth 166 mijë të diagnostikuar me COVID-19, prej të cilëve, 5.632 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 9.417.
Ministria e Shëndetësisë, në një raport të publikuar për dy javët e fundit, ka bërë të ditur se në këtë periudhë janë infektuar me COVID-19 9.881 qytetarë, nga të cilët, 1.507 të vaksinuar me nga dy doza, apo 15 për qind nga gjithë të infektuarit.