Vendosni fjalën kyçe....

Policia 4 orë monitorim aksin Sauk-Teg, hiqen 28 patenta dhe gjobiten 15 shoferë


Në vetëm 4 orë monitorim në aksin Sauk-Teg janë hequr 28 patenta dhe ka gjobitur 15 drejtues mjetesh për shkeljeje të qarkullimit rrugor.

Gjatë monitorimit nga ora 20:00 e deri në 24:00 janë hequr 12 patenta nga 2-8 muaj pasi po udhëtonin me  shpejtësi që varionin nga 144  km/h deri 156 km/h. Gjithashtu janë pezulluar 16 patenta pas drejtuesit në Tiranë janë kapur duke i dhënë mjetit nën efektin e alkoolit  në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, 15 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 123 km/h deri në 127 km/h.

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, 26 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.28 mg/l.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.65 mg/l deri në 1.23 mg/l.