Vendosni fjalën kyçe....

I sëmurë mendor? 46-vjeçari i vë zjarrin tokës në Kavajë por ndiqet penalisht


Një 46-vjeçar, i dyshuar si i sëmurë mendor do ndiqet penalisht për zjarrvënie. Mësohet se ai dogji një sipërfaqe toke, teksa zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër dhe një banesë të pabanueshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit Dh. Ç., 46 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) pasi në fshatin Synej Kavajë, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe tokë, ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një banesë të vjetër (e pabanuar), në pronësi të shtetasit I. M., disa rrënjë ullinjë në pronësi të shtetasit B. M., dhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit R. V.”, jep detaje policia.