Zv.kryeministri Braçe ka paralajmëruar sot se e gjithë administrata e qytetarët do vaksinohen me detyrim.
Në një postim në rrjetet sociale, numri dy i qeverisë ka shmangur vëmendjen nga Goran Bregoviç që është i ftuar të performojë mbrëmjen e nesërme në Korçë, ardhja e të cilit ka ndezur një debat të zjarrtë ditët e fundit në rrjetet sociale e politikë.
Ai ia ka dedikuar të gjithë postimin situatës së pandemisë Covid-19 në vend. Braçe ka postuar një foto nga festa e birrës Korça, ku janë mbledhur qytetarë na i gjithë vendi në një veprimtari që do zgjasë për pesë ditë me radhë, numri dy i qeverisë e cilësonë këtë gjë një papërgjegjshmëri teksa vendi përballet me pandeminë.
Po kështu Braçe thekson se duhen vaksinuar edhe ata që e duan argëtimin masiv e pa kufizime. Në fund ai shkruan se detyrimi për vaksinimin duhet të nisë nga deputetët e Kuvendit
Statusi i Braçes
“POOO E NDEZET KORCEN! FLAKEN E SHIHNI PER 10 DITE DHE NUK DO SHUHET DOT ME BIRRE!
Vera eshte liri! Por jo papergjegjshmeri!
Jo ne kohe #COVIDI vecanerisht.
DO TA JETOSH NE KLUB, NE FESTA, KONCERTE, NE STADIUM, NE PUNE, NE SHKOLLE, KUDO, VAAAAAKSIIIIIINOOOOOHUUUU!
Por pa vaksinuar grumbullime te tilla e ndezin, i vene flaken dhe nuk e shuajne dot!
Jane papergjegjshmeri edhe pse eshte vere, edhe pse eshte koha per te pushuar e gezuar.
Ekuilibri ne liri mes infektimit, nevojes, punes, argetimit qe na solli shkelqyeshem deri ne nisje te veres, duket se ka levizur per keq, ndaj edhe numri i te infektuarve po rritet;
NUMRAT E TE VAKSINUARVE ME DY DOZA NUK JANE AQ SA LIRIA QE PO PERDORET QESIM E PA MASA MBROJTESE NGA GJITHKUSH.
Ne nje gjendje te tille, rikthimi tek masat kufizuese ose vaksinimi plus nje maske na mbrojne jeten, tonen e te familjes;
TANI ESHTE KOHA PER KETE DETYRIM!
Te gjithe ata qe jane ne nevoje e ne marredhenie me shtetin, duhen vaksinuar; Shembujt per e me ata qe jane ne pamundesi ekonomike per te perballuar shpenzimet e semundjes jane te forte dhe
vaksinimi i detyrueshem per ta ka qene zgjidhje; Te gjithe ata qe jane ne marredhenie me shtetin e ne sherbim te qytetareve duhen vaksinuar; Shembujt nga sektori i sherbimit shendetesor, sherbimit arsimor, sherbimit publik ne teresi qofte eshe nga Italia fqinje jane te forte dhe referojne vaksinimin e detyrueshem; Te gjithe ata qe duan argetimin ne grup e pa limit ne ambjente qe lehtesisht kthehen ne qendra infektimi masiv, duhen vaksinuar; Shembulli i koncerteve masive ne Kosove por edhe ketu, dy ndeshjet me tifoze masivisht e thuajse 100% ne Shkoder, duhet te mjaftojne per ta bere vaksinimin te detyrueshem. Aaaa dhe nje gje;
DETYRIMI NIS NGA ME TE PUSHTETSHMIT, INSTITUCIONET QE MATERIALIZOJNE PUSHTET DHE VIJOJNE ME KOMUNITETET;
Ne shtator nis Kuvendi por askush nuk di deri tani se sa prej deputeteve jane vaksinuar plotesisht me dy doza vaksinash; DETYRIMI DUHET TE NISE ATY!”