Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se u qëllua me dy plumba në kokë nga pasagjeri


25-vjeçari Xhulian Bullari dyshohet se është qëlluar me dy plumba në kokë nga pasagjeri i makinës me të cilën udhëtonin.

Deri tani policia e Vlorës ka shqëruar 10 persona lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme pranë fshatit Babicë të Vlorës.

Trupi i të riut u gjet nga kalimtarë të rastit brenda makinës së tij, ‘Fiat Punto’ me targa TR3437R në vendin e quajtur ‘Qafa e Topit’, pranë Babicës.

Bullari është arrestuar në vitin 2018 duke transportuar shtatë shtetas sirianë bashkë me një person tjëtër.