Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri australian ‘kërcënon’ qytetarët: Bllokimet Covid-19 do jenë në fuqi derisa të vaksinohet 70% e popullsisë


Një ditë pasi qindra protestues u arrestuan për shkeljen e kufizimeve të Covi në protesta e mëdha që përfshinë vendin, kryeministri Scott Morrison ka përsëritur se Australia do të vazhdojë të luftojë virusin me bllokime derisa shumica e qytetarëve të vaksinohen plotësisht.

“Ne nuk mund të jetojmë me bllokime përgjithmonë dhe në një moment duhet të bëjmë nndryshimin e ingranazheve. Kjo arrihet kur 70% e popullatës të jetë e vaksinuar plotësisht,” tha Morrison në një intervistë për ABC të Dielën.

Më pak se 30% e australianëve mbi moshën 16 vjeç aktualisht janë plotësisht të vaksinuar dhe pak më shumë se 51% kanë marrë dozën e parë, me shifra që luhaten nga shteti në shtet.

Sidoqoftë, jo të gjithë australianët duket se pajtohen me planin e vaksinimit. Të shtunën, mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit, duke sfiduar bllokimet e koronavirusit.

Protestat u bënë veçanërisht kaotike në Melburn, duke rezultuar në përleshje midis marshuesve kundër bllokimit dhe policisë. Më shumë se 200 persona u arrestuan dhe mbi 900 u gjobitën për shkelje të kufizimeve.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani