Ka ngjallur debat shtyrja e nisjes së vitit shkollor me dy javë në vend. Gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka publikuar vendimin e datës 16 gusht, ndërsa vetëm 4 ditë më pas ai u rrëzua.
“Diçka nuk shkon moj zonja… si mundet që të firmosni një vendim më 16 Gusht, për strukturën e shkollës dhe pas katër ditësh ta rrëzoni…?!(ndërkohë që vendimi për shtyrjen e shkollës më 27 shtator ende nuk është publikuar, vetëm e tha Kushi me gojë)
Ose jeni trashur nga trutë e kokës, ose po talleni me të ardhmen e fëmijëve tanë.”, shkruan Hoxhaj.
Ajo uron që situate e Covidit mos jetë aq tragjike sa të ketë bërë që ministria të merrte vendimin për shtyrjen.
“Uroj që situata e covidit mos të jetë aq tragjike e ju të keni marrë këtë vendim, dhe po fshiheni pas vendimeve absurde se po e bëni për mësimin plotësues… sepse me të dhënat në spitalet e rretheve rezulton se ka të shtuar në këto spitale me coronavirus edhe pse zyrtarisht rezulton si spital i dedikuar vetëm Infektivi. “, përfundon gazetarja Hoxhaj.
Të mos harrojmë se shkolla 9-vjeçare është e detyrueshme, ashtu duhet të jetë dhe mësimi zëvendësues.