Vendosni fjalën kyçe....

Vranësira kalimtare, temperaturat nga 16 deri 37 Gradë Celcius


Kthjellime në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa do të ketë vranësira kalimtare në zonat malore.

Temperaturat sipas “MeteoAlb” do të luhaten nga 16 deri në 37 gradë celcius.

“Dita e sotme vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore nga mesdita deri në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore, të cilat luhaten nga 16 në 34°C për zonat malore dhe nga 21 në 37°C për bregdetin dhe zonat e ulëta. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor gjatë pjesës më të madhe të ditës, përjashtuar një forcim të përkohshëm në mesditë kur dallgëzimi në brigjet detare do të ngjitet në 3 ballë.”, jep hollësi “MeteoAlb”.