40 shoferë janë arrestuar në vend gjatë fundjavës, teksa rrugët e vendit kanë pasur trafik të rënduar për shkak të pushimeve në bregdet apo pelegrinazhit në Malin e Tomorrit.
Nga të ndaluarit, 28 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa 12 të tjerë pasi janë kapur në timon pa patentë.
Një numër i madh patentash janë bllokuar nga policia gjatë kontrolleve. Bëhet fjalë për 198 të tilla, nga të cilat 136 për shpejtësi jashtë normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt.
Po kështu janë vënë 4519 gjoba për shkelje të ndryshme.