Vendosni fjalën kyçe....

Teatri në Londër habit audiencën, vendos shenja paralajmëruese për skena të rënda te “Romeo dhe Zhuljeta”


Një paralajmërim për një përshtatje moderne të “Romeos dhe Zhuljetës” të Shekspirit në Teatrin Globe në Londër duket se po jep efektin e kundërt, pasi njerëzit po habiten për keq prej tij.

“Prisni derisa të shohin Hamletin!, ironizon “Russia Today”, duke shtuar se Teatri Globe ka vendosur paraprakisht paralajmërimin “shqetësues” për pjesën madje ka ofruar edhe një numër për ndihmë.

Në një lëvizje të çuditshme, të etiketuar “të zgjuar” nga disa, Teatri historik Globe i Londrës ka vendosur të paralajmërojë të pranishmit për momente potencialisht “shqetësuese” te “Romeo dhe Zhulieta”.

Audiencës, për një përshtatje të re të historisë tragjike të dashurisë po i jepet edhe numri i një linje ndihme për shëndetin mendor dhe paralajmërohet për skenat potencialisht shqetësuese që i presin, raportoi “The Sun” të enjten.

“Ky prodhim përmban përshkrime të vetëvrasjes, momente dhune dhe referenca për përdorimin e drogës. Ai përmban efekte nga përdorimi i armës së zjarrit dhe përdorim gjaku në skenë”, thuhet në paralajmërim. Shikuesve u thuhet që të kontaktojnë ekipin e teatrit nëse kanë ndonjë shqetësim të mëtejshëm.

“Ndërsa ne kemi zgjedhur të përqëndrohemi në shëndetin mendor dhe të përdorim teknika të drejtpërdrejta që mund të ndikojnë tek disa pjesëtarë të audiencës, ne donim t’u siguronim informacion atyre që mund të kenë nevojë për të,” shtoi teatri, duke shpjeguar paralajmërimin e shikuesit dhe fletushkën e ndihmës.

Sidoqoftë, vendimi i “Globe” për të ofruar udhëzime për shikuesit për tragjedinë e shekullit të 16 -të ka provokuar një reagim të ashpër midis disa britanikëve. Një person shkroi në “Twitter” duke e etiketuar këtë veprim “një akt mahnitës ZGJIMI”.

Një tjetër tha se ekipi i teatrit ishte duke bërë “budallanë e zgjuar”, duke pretenduar se Shekspiri ka për qëllim të trondisë njerëz, pasi “është një tragjedi!”.

Të tjerët ishin më të shqetësuar për precedentin që po krijonte Teatri Glob. Një person u ankua se Britania po rriste një “brez të butë” ndërsa një tjetër tha, “nuk ka rëndësi që ushtarët të përballen me rrëmujën në Afganistan, mendimet janë me këto luftra të vogla.”

Nëse njerëzit janë kaq të shqetësuar për përmbajtjen e “Romeo dhe Zhuljetës”, një person sugjeroi që ata duhet të shikojnë diçka më të lehtë si “Peppa Pig”.

Disa të tjerë thanë me shaka: “Prisni derisa të arrijnë te Hamleti”, një tjetër tragjedi shekspiriane, në të cilën protagonisti kryesor është goditur nga demonët e tij dhe vizitohet nga një fantazmë, ku 9 nga 11 personazhet qendrore vdesin.

Edhe pse shumë prej tyre u nxitën qartë nga paralajmërimi i Globe, disa kanë lavdëruar vetë performancën në medien sociale. “Një paraqitje e bukur moderne e shfaqjes duke ruajtur rrënjët e saj,” shkroi një person.