Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili nga kampi në Jal: Të gjithë të rinjtë janë shkëmbi ku do thyejë kokën Edi Rama


 

Nga kampi i përvitshëm në Jal, Petrit Vasili i LSI-së jep një mesazh për të rinjtë, të cilët e kanë emocionuar.

“Jam vërtet pa fjalë! Çfarë vendosmërie dhe optimizmi i jashtëzakonshëm i të rinjve në Summer Camp e LRI në Jal! Kaq të qartë dhe të paepur janë ata për të mos u pajtuar kurrë me pushtetin mafioz të Edi Ramës.

Të gjithë së bashku ata janë shkëmbi ku do të thyejë kokën Edi Rama dhe çdo delenxhi tjetër si ai, që bën pazar me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve pa kursyer edhe jetën e shëndetin e tyre!”, shkruan Vasili.

Në fotot e publikuara mungon kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.