Një person i armatosur u qëllua për vdekje pasi vrau dy policë në një sulm pranë ambasadës franceze në qytetin më të madh të Tanzanisë, Dar es Salaam, të mërkurën.
Sulmuesi i armatosur me dy automatikë, hapi zjarr pranë ambasadës në periferinë Oyster Bay, një zonë ku jetojnë shumica e diplomatëve të huaj, thanë dëshmitarët.
Policët në detyrë pranë ambasadës franceze u përpoqën të neutralizonin personin e armatosur, i cili po bërtiste se donte të vriste policë, sipas dëshmitarëve.
Burri ishte duke qëndruar në mes të një rruge kur më në fund u qëllua nga snajperistët e policisë, shkruajnë mediat vendase.
Simon Sirro, shefi i policisë së Tanzanisë, pohoi se dy policët u vranë nga sulmuesi.
Nuk pati viktima të tjera në incident, tha ai, duke shtuar se motivet e personit të armatosur mbeten të panjohura për momentin.