Vendosni fjalën kyçe....

Hackerat marrin nën kontroll pamjet e burgut në Iran ku të dënuarit rrihen nga gardianët, videot shpërndahen me shpejtësi


Shefi i burgjeve të Iranit ka kërkuar falje për ‘ngjarjet e hidhura’ që u regjistruan në burgun Evin të Teheranit. Pamjet e marra nga hakerat tregojnë një të burgosur që rrihet dhe zvarritet nëpër objekt.

Në një pranim të rrallë të abuzimeve të të drejtave të njeriut, të martën kreu i autoritetit të burgut iranian pranoi përgjegjësinë për ngjarjet tronditëse të regjistruara nga grupi i hakerëve, Edalat-e Ali (Drejtësia e Aliut).

“Lidhur me fotografitë nga burgu Evin, unë pranoj përgjegjësinë për një sjellje të tillë të papranueshme dhe zotohem të përpiqem të parandaloj çdo përsëritje të këtyre ngjarjeve të hidhura dhe të merrem seriozisht me keqbërësit,” tha Mohammad Mehdi Hajmohammadi, kreu i burgjeve të Iranit, në një postim në Tëitter.

Ai i kërkoi falje ‘Zotit të Plotfuqishëm’, Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, popullit të Iranit dhe ‘rojeve të nderuar të burgut’. Ai shtoi se përpjekjet e rojeve të mira të burgut nuk do të shpërfillen.

Burgu në fjalë, është kritikuar prej kohësh nga fuqitë perëndimore dhe grupet e të drejtave dhe u rendit në listën e zezë nga Uashingtoni në 2018 për ‘abuzime serioze të të drejtave të njeriut’. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së burgut tregojnë rojet që rrahin të burgosurit, ndërsa njëri prej tyre tërhiqet zvarrë nëpër objekt.