Gazetari Isa Myszyraj ka denoncuar kërcënimin që u është bërë gazetarëve e operatorëve të cilët ishin mbledhur në aeroportin e Rinasit në pritje të afganëve të parë, që mbërritën në orët e para të mëngjesit.
Ai shkruan se ata janë kërcënuar dhe nëse do bënin fotografi nga jashtë gardhit e do i publikonin, do përballeshin me policinë.
Pas pritjes së gjatë, Myzyraj shkruan se në fund publikut iu ofrua material i gatshëm për transmetim, i kuruar e përzgjedhur me kujdes nga zyrat propagandistike të qeverisë.
“Na thane se “Media nuk do te lejohet qe te futet brenda, pasi nuk duam te bejme publike fytyrat e afganeve”. Na kercenuan madje, qe nese arrijme te marrin ndonje pamje dhe e publikojme, do te perballeshim me policine. Na lane duke pritur nga ora 23:00 deri ne oren 05:00, jashte gardhit te aeroportit, ndersa ne perpiqeshim te kapnim te pakten ndonje zhurme te avionit qe ulej. Ne fund, nga facebooku i kryeministrit u shfaq nje “live” e turpshme, edhe me fytyrat e afganeve, teksa zbrisnin ne token shqiptare. U shfaqen pamje te kuruara, e te perzgjedhura me kujdes nga zyrat propagandistike qeveritare, dhe iu servir medias si material i gatshem per transmetim.” – shkruan Myzyraj në Facebook.