Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë afganë të tjerë – Rama del vetë t’i presë në aeroport (Foto/Video)


 

Mbërrijnë afganë të tjerë në Shqipëri. Numri total deri më tani ka shkuar 275.

Kësaj here për t’i pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nuk ka dalë vetëm ministrja e Punëve të Jashtme dhe Europës Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim por edhe kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Gjatë pritjes Kimi dhe Xhaçka u ngjitën në avion, ku dhe ju uruan mirëseardhjen afganëve.

“Jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri. Jam këtu me ministren Olta Xhaçka dhe duam t’ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t’ju urojë mirëseardhjen. Faleminderit që jeni këtu!”, u tha atyre Yuri Kim.