Vendosni fjalën kyçe....

Opel nxjerr mikromakinën, ‘biçikleta’ me katër rrota mund të ngitet edhe nga të miturit


Opel pritet të nxjerrë në treg një makinë tejet të vogël. Modeli elektrik Rocks-e mund të jetë shembulli i parë i një katërçiklete të projektuar që mund të konsiderohet një biçikletë me motor me katër rrota.

Opel Rocks-e është në thelb i njëjti automjet si Citroen Ami, kështu që përmban të njëjtin motor 8 kuaj fuqi (6 kW) dhe paketë baterie 5.5 kWh që i japin të njëjtën rreze udhëtimi prej 75 km me një karikim.

Me aq pak fuqi sa ka, Rocks-e ka një shpejtësi maksimale prej vetëm 45 km/orë por prodhimi i tij është i kufizuar për ta bërë të ligjshme drejtimin e këtij automjeti në Evropë për adoleshentët që janë 15 vjeç ose më të mëdhenj.

Opel synon të nxjerrë në treg Rocks-e në Gjermani këtë vjeshtë, por shitjet do të zgjerohen në tregjet e tjera evropiane në fillim të vitit 2022.