Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të mirëpresë këtë vit rreth 1600 studentë të rinj në 3 fakultetet e tij.
Pas 12 vitesh eksperiencë në arsimin e lartë me 36 programe studmi bachelor dhe master në fazën e parë të aplikimeve, programet e studimit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë janë përzgjedhur nga qindra të rinj që duan të investojnë në dije.
Fakulteti i Shkencave Ekonomike mbetet më i kërkuari, por një rritje të kërkesës ka pasuredhe për dy fakultetet e tjera: Shkenca Juridike dheMarrëdhënie Ndërkombëtare si dhe Shkenca Psikologjike, Sociale dhe Poltike. Programet profesionale dyvjeçare ku aplikohet pa mesatare, gjithashtu janë të kërkuara nga maturantët.
Në datat 2-15 shtator sekretaria mësimore do të presë regjistrimin përfundimtar të aplikantëve në këtë fazë. Një maturant merr statusin e studentit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë vetëm pasi kryen procedurën e regjistrimit.
Universiteti Mesdhetar vjen këtë vit me 3 programe të reja studimi. Programi Bachelor për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun, vjen me kurrikulat europiane sikurse dy masterat e rinj për profesionalë për : “Hartim dhe Menaxhim Projektesh”, Master Profesional “Auditim i Brendshëm dheKontroll Financiar”. Për herë të parë këtë vit Universiteti Mesdhetar hap programin Bachelor “Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun”.
Universiteti Mesdhetar tashmë ofron gamën e plotë të programeve Bachelor dhe Master në 3 fakultetet e tij.