Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dëshmia e Debreshit pas tritolit në makinë: Presion për denoncimet në miniera


“Besoj se është presion për denoncimet mbi problemet në miniera”, mësohet se ka thënë në dëshminë e tij në polici minatori Elton Debreshi.

Debreshit, kandidat i pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, iu vu një sasi tritoli në makinën e tij ditë më parë.

Për këtë gjë u arrestua vëllai i tij, Alfred Debreshi.

Elton Debreshi ka konfirmuar faktin se ka dy kopje celësash të makinës, dhe një e mbante vëllai i tij.

Debreshi ka thënë në dëshmi se nuk ka fakte kundër personave konkretë por shkaku sipas tij duhet parë te denoncimet që ai ka bërë lidhur me kushtet e situatën në miniera.