Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen emrat e rinj të kryesisë së PD-së, cilët janë më të votuarit


Janë zbuluar 15 emrat e rinj më të votuar në votimin e djeshëm për kryesinë e re të Partisë Demokratike.

Numërimi i fletëve të votimit ka përfunduar rreth mesnatës, ndërsa pas përfundimit të votimit, kreu i PD-së tha se kryesia dhe ekipi i ri i selisë blu do çojnë përpara sfidën për kthimin  e demokracisë e legjitimitetit në vend.

Pjesë e kryesisë janë edhe katër nënkryetarët e rinj, Rushaj, Alibeaj, Duma e Tabaku si dhe Sekretarët e departamenteve.

Gazment Bardhi është rikonfirmohet si Sekretari i Përgjithshëm ndërsa Edi Paloka do mbajë postin e kreut të Këshillit Kombëtar.

Flutura Açka do jetë Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës e Jemin Gjana do jetë kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Sekretare e Pronarëve dhe Çështjeve të Pronave do jetë Ledina Mandian ndërsa Jonila Godole do jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë.

Kreu i Sekretariatin për Klimën e Biznesit do jetë deputeti Flamur Hoxha. Sekretariati për votën e emigrantëve i është besuar Belind Këlliçit ndërsa Oriela Nebiaj do drejtojë Sekretariatin për Organizatat Partnere.

Sekretar Organizativ është zgjedhur Ervin Minarolli, ndërkohë që Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore do jetë Ivi Kaso.

Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital do drejtohen nga Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.

Enriketa Papa do drejtojë Fondacionin për Liri dhe Demokraci.

Emrat më të votuar mes anëtarëve meshkuj

Gert Bogdani

Tomorr Alizoti

Agron Gjekmarkaj

Ervin Salianji

Flamur Noka

Oerd Bylykbashi

Kreshnik Çollaku

Aldo Bumçi

Fitim Zekthi

Gent Strazimiri

Emrat më të votuar mes anëtareve femra

Oriola Pampuri,

Dhurata Çupi

Juela Hamati

Taulanta Jaupi

Lindita Metaliaj