Vendosni fjalën kyçe....

Rey Manaj rikthehet në Seria A, firmos për Spezian


Lojtari i kombëtares Rey Manaj është tashmë lojtar i Spezias. Zyrtarizmi ka ardhur vetëm disa minuta më parë nga vetë klubi i Barcelonës, që tregon edhe detajet dhe shifrat e operacionit.

Rey Manaj do kalojë te Spezia në Serie A me formulën e huazimit në këmbim të vlerës prej 300 mijë eurosh.

Gjithashtu klubi italian ka detyrimin e shlyerjes së pagës së 24-vjeçarit.

Spezia ka të drejtën ta blejë Manajn për 2.7 milionë euro.