Vendosni fjalën kyçe....

‘Epidemia’ e armëmbajtjes pa leje, kapen dhjetëra raste brenda javës


Dhjetëra persona janë ndaluar në harkun kohor të një jave për armëmbajtje pa leje.

Në disa prej këtyre rasteve, personat e kapur janë të mitur ose të rinj, ndërsa armët e kapura janë të llojeveve të ndryshme duke nisur nga pistoletat, armët e gjahut, automatikët ndërsa në një rast është kapur edhe një mitraloz.

Dhe kjo vetëm në harkun kohor të shtatë ditëve ndërkohë që armëmbajtja pa leje është kthyer në ‘epidemi’.

Pesë nga rastet e fundit janë gjetur në Durrës ku dy nga personat e kapur janë një 17-vjeçar dhe një 20-vjeçar.

Po kështu në qytetin bregdetar para pak ditësh u kapën tre persona të cilëve iu sekuestruan në makinë përveç tre pistoletave edhe një mitraloz me fishek në gojë, që sipas policisë ishte përcaktuar të përdorej në një ngjarje kriminale nga personat e ndaluar.