Granit Xhaka do të mungojë në ndeshjet e Zvicrës në këtë fazë të kualifikimeve për shkak se është infektuar me koronavirus
Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja e Zvicrës, e cila ka shkruar se Xhaka nuk do të luajë sonte kundër Greqisë.
Ai pritet që të mungojë edhe në ndeshjet e radhës që Zvicra i zhvillon kundër Italisë dhe Irlandës Veriore, ndeshje që zhvillohen në kuadër të Grupit C të Katar 2022.
Pavarësisht kësaj Zvicra ka thënë që është ai është izoluar për ndeshjen me Greqinë por që nuk ka treguar se a do të luajë ai kundër Italisë dhe Irlandës Veriore.