Vendosni fjalën kyçe....

Vidhet gjatë natës katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’ në Korçë


Është vjedhur gjatë natës katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’ në Korçë.

Sipas policisë, në dy arkat ku besimtarët hidhnin lekë është marrë një sasi e vogël të hollash.

Ata dyshohet se janë fshehur gjatë natës në brendësi të kishës dhe pasi kanë thyer arkat kanë marrë lekët e janë larguar.

Njoftimi

“Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës. Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar. Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.”