Kryeministri Rama ka shpallur sot emrat e ministrave të qeverisë që do drejtojë vendin në mandatin e tretë. Një pjesë e tyre janë pjesë përbërëse e kabinettit ‘Rama 2’ që ruajnë vendin edhe në kabinetin ‘Rama 3’, por ka edhe emra të rinj apo rikthime.
Arben Ahmetaj, që ka qenë ministër për Rindërtimin merr vendin e Braçes si zv.kryeministër. Ministrat e rinj të qeverisë janë Ulsi Manja, që do drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, Delina Ibrahimi që do drejtojë Financat e Frida Krifca që do drejtojë Bujqësinë. Olta Xhaçka e Niko Peleshi ruajnë pozicionet te Ministria e Jashtme e ajo e Mbrojtjes.
Po kështu Belinda Balluku, Bledi Çuçi, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi e Elva Margariti do drejtojnë respektivisht Ministritë e Infrastrukturës, së Brendshme, të Shëndetësisë, të Arsimit e të Kulturës.
Ashtu si kabineti ‘Rama 2’, qeveria e re do ketë katër ministra për Shtetin, që janë Elisa Spiropali (Për marrëdhëniet me parlamentin), Edona Bilali (ministre Shteti për sipërmarrjen), Bora Muzhaqi (ministre Shteti për Rininë e Fëmijët) si dhe Milva Ekonomi (ministre shteti për standardet).
Emri i vetëm që rikthehet në kabinet është Mirela Kumbaro, që zëvendëson Blendi Klosin te Ministria e Turizmit.
Lindita Nikolla, ish-ministre e Arsimit do pasojë Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit.
Qeveria Rama 3
Kryeministër – Edi Rama
Zv.kryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre e Jashtme – Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Brendshëm – Bledi Çuçi
Ministre e Financave – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës e Energjisë – Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë – Frida Krifca
Ministre e Turizmit – Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali
Ministre Shteti për Rininë – Bora Muzhaqi
Ministre Shteti për Standardet – Milva Ekonomi
Ministre Shteti për Sipërmarrjen – Edona Bilali