Kombëtarja do të luajë sot me Poloninë në Varshavë, në sfidën e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.
Trajneri Edi Reja duket se nuk ka dyshime për formacionin dhe ka publikuar 11-shen kuqezi që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.
Formacioni nis me Etrit Berishën që do të luajë në portë, me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli.
Në krah do të luajnë Hysaj nga e djathta dhe Lorenc Trashi nga e majta, me Abrashin, Baren e Gjasulën në mesfushë dhe Manajn e Cikalleshin në majë të sulmit.
Sfida Poloni-Shqipëri do të fillojë në orën 20:45.