Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpjegon risinë “Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët”:  Do koordinojë të gjitha programet për këtë grupmoshë


Kryeministri Edi Rama ka shuar kureshtjen duke shpjeguar pse u krijua Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Rama thotë se kjo lëvizje është studiuar prej një viti dhe do koordinojë të gjitha programet për këtë grupmoshë përtej hapësirave që gëzojnë tani fëmijët.

Ne kemi punuar prej rreth një viti për të hartuar një program për fëmijët, duke pasur parasysh faktin se fëmijët kanë pak hapësira në këtë vend përtej hapësirave të kopshtit shkollës dhe këndeve të lojrave. Kjo lidhet dhe me futjen në programe të arteve dhe të zejeve për fëmiëjt këtu kemi parasysh shkollat elemetare. Një ministër shteti që do koordinojë këto programe ishte e domosdoshme”-deklaroi Rama.